Beckenbauer: Do të lë FIFA-n

22/03/2011 18:00

Franz Beckenbauer nuk do të paraqesë kërkesën për një mandat të ri në komitetin ekzekutiv të FIFA-s si përfaqësues i Evropës.

Ish kapiteni gjerman ka konfirmuar sot në Paris, në kongresin e UEFA-s, se do t’i japë përparësi impenjimeve familjare.

“Nuk ka qenë e lehtë të braktisësh UEFA-n dhe FIFA-n. Por kam një familje të re, dy fëmijë 7 dhe 10 vjeç dhe mendoj se kanë nevojë për kohën time. Kam zgjedhur familjen në kurriz të futbollit”, është shprehur 65 vjeçari.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta