“Faktori kombëtare” favorizon Milanin

22/03/2011 21:10

11 ditë përpara derbit të Milanos, vendimtar për fatet e titullit kampion në Serinë A, “faktori kombëtare” mund të rezultojë përcaktues kur të dy skuadrat të përballen.

Dy ndeshjet me kombëtaret mund të bëjnë që shumë futbollistë të kthehen të lodhur dhe kjo do të ndikojë edhe në rezultatin e supersfidës.

Midis dy skuadrave milaneze, kuqezinjtë duken të favorizuar, pasi vetëm 13 futbollistë të tyre janë grumbulluar nga përfaqësueset e tyre, ndërsa 17 zikaltër janë grumbulluar.

Disa futbollistë i kërkuan trajnerëve të tyre që të mos i grumbullojnë, si Robinho, por tek Interi duhet të lihet pushim për miqësoren e Ukrainës Thiago Motta e Ranocchia.

Dëmtimi 10-ditor i Patos, befasisht u shndërrua në një lajm të mirë për Allegri-n, pasi ai nuk do të udhëtojë deri në Brazil, ndërsa një tjetër lajm i shkëlqyer është mundësia që Gana të mos grumbullojë Boatengun deri në Kongo. Ai duhet të udhëtojë drejtëpërsëdrejti në Angli, për miqësoren që do të zhvillohet në ishull.

Përsa i përket Interit, lajme të këqija vijnë për agjentinasit Cambiasso e Zanetti, të cilët duhet të udhëtojnë deri në Nju Jork për miqësoren ndaj Kosta Rikës.

Top Channel