Vritet djali i Ghaddafi?

21/03/2011 11:25

Qarkullojnë zëra në Libi rreth vdekjes së Khamis Ghaddafi, djali i kolonelit Muammar Ghaddafi, që sipas tyre, ka humbur jetën në Tripoli.

Sipas njoftimeve të faqes së opozitës libiane “Al-Manara”, Khamis ka humbur jetën pas plagëve të marra në ditët e shkuara kur një pilot i aviacionit libian që ka kaluar me opozitën, ka hapur zjarr kundër tij në afërsi të kazermës së Bab al-Aziziya, në qendër të Tripolit.

Lajmi nuk është konfirmuar ende, por po bën xhiron e botës në media.

Khamis Gheddafi ishte kreu i një brigade të regjimit, i impenjuar në luftimin kundër kryengritësve.

I gjashti i fëmijëve të kolonelit, ai kishte gradën e kapitenit të ushtrisë dhe ishte përgjegjës për rekrutimin dhe stërvitjen e ushtarëve mercenarë afrikanë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta