Tiranë, bien tamburet e paqes

21/03/2011 16:35

Tamburet e paqes janë kthyer në traditë edhe në kryeqytetin shqiptar dhe ato bien në të njëjtën orë dhe në të njëjtën ditë në të gjithë kryeqytetet e botës, të cilat ngrenë zërin dhe bëjnë thirrje për një botë në paqe, larg krizës, luftrave dhe mosmarrëveshjeve politike.

“Dua të falenderoj ambasadoren e Francës, e cila me shumë përkushtim dhe inspirim ka këmbëngulur dhe e ka kthyer këtë ditë të daulleve të paqes në një ditë të traditës së kryeqytetit. Një ngjarje e tillë e bën qytetin tonë më të pasur, më të denjë dhe më shpresëdhënës”, ka deklaruar kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Nëpërmjet poezive të këtyre fëmijeve, kjo thirrje vjen fuqishëm për të promovuar kulturën e paqes. Ky aktivitet mbështetet ng bashkia e Tiranës, ambasada franceze në Tiranë dhe nxënës të një shkolle franko-shqiptare.

“Shtri dorën dhe jo grushtin” është slogani i poezive për këtë vit ku fëmijët këkrojnë një botë ku të mbizotërojë buzëqeshja e ku cdo kush të ketë lirinë, te drejtat dhe jetën e tij.

Poezitë shumë domethënëse të fëmijëve janë ndjekur nga ambasadorë të vendeve të tjera të akredituar në Tiranë.

Top Channel