Sulmi ndaj Libisë, Topi: Veprim legjitim

21/03/2011 13:55

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar se Shqipëria mbështet sulmet e forcave ndërkombëtare në Libi, në përputhje me përpjekjet për të sjellë lirinë për populli libian.

Kreu i Shteti ka theksuar se “veprimet janë legjitime për të finalizuar një qëllim fisnik”.

“Shqipëria është një vend i NATO-s dhe ne jemi në sintoni të plotë me vendimarrjen e Aleancës. Gjithçka është e legjitimuar pas vendimeve të OKB-së dhe gjithçka bëhet në sensin e çlirimit të fateve të miliona njerëzve që kanë qenë deri tani nën ombrellën e diktatorit”, është shprehur Topi.

“Sulmet janë të nevojshme për të ndaluar genocidin. Është koha kur aleanca e NATO-s vepron për të risjellë në vëmendje detyrimin për mbrojtjen e jetës civile dhe për të sjellë demokracinë në një vend të rëndësishëm për fatet e globit”, është shprehur Topi.

Top Channel