Siri, vazhdojnë protestat anti-qeveritare

21/03/2011 18:25

Trazirat vazhduan ditën e sotme në jugun e Sirisë, me qindra njerëz që protestuan kundër forcave qeveritare në qytetin e Jasemit.

Megjithatë, ndryshe nga ditët e mëparshme, policia nuk përdori dhunë ndaj demonstruesve, lajmëroi Agjensia Franceze e Lajmeve, “AFP”.

Forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues në qytetin e Deras, në atë që ishte sfida më serioze e regjistruar ndonjëherë ndaj autoritetit të presidentit Bashar al-Assad.

Ai qeveris vendin prej 11 vitesh, pasi trashëgoi pushtetin nga babai, i cili udhëhoqi në mënyrë despotike Sirinë për më shumë se tre dekada, deri në vdekjen e tij.

Top Channel