
“Bosnja dhe Hercegovina do të shpërbëhet”. Presidenti i Republikës serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, mendon se kjo do të ndodhë për shkak të papërgjegjshmërisë së Sarajevës.
Ndonëse edhe vet është një nga promotorët e jetës së ndarë në etni në këtë vend dhe nuk ka bërë shumë për të arritur një ripajtim në mes të serbëve dhe myslimanëve.
Ai ka thënë se rasti i Jovan Divjak, një Serbi që ka luftuar në anën e Sarajevës të arrestuar dhe të liruar për krime lufte, ka rënduar edhe më shumë marrëdhëniet në mes të Banjallukës dhe Sarajevës pasi ai akuzohej për sulmin ndaj kolonave të ushtrisë jugosllave.
Dodik ka thënë se nga Bosnja do të mbetet vetëm ajo që funksionon, e kjo është Republika Srpska.
“Bosnja do të ndahet si dikur Jugosllavia dhe këtë mund ta shohim edhe tani. Do të mbetet vetëm pjesa që funksionon”, ka thënë Dodik.
Presidenti i serbëve të Bosnjës ka ndjekur një retorike nacionaliste dhe është një nga katalizatorët e përçarjeve në këtë shtet.
Top Channel