PS dhe PBDNJ dorëzojnë propozimet

21/03/2011 16:10

Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë dërguar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve propozimet e tyre për komisionerë në 66 KZAZ në rang vendi.

Në gjysmën e KZAZ-ve, opozita duhet të kishte 4 anëtarë, pra shumicën e KZAZ-ve, por vonesa në dorëzimin e emrave e detyroi KQZ-në që me një procedurë ekstraligjore të plotësojë kuorimin e nevojshëm, me individë jashtë politikës.

Mbetet për të parë nëse ky vendim i KQZ-së do të revokohet, apo partitë e opozitës do të mbajnë vetëm nga 3 anëtarë.

Por kjo do të jetë objekt i vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në ditët në vijim. Sot, KQZ regjistroi edhe koalicionin e djathtë të përbërë nga 22 parti, me emrin “Aleanca për qytetarin”.

Top Channel