
Sulmuesi i Manchester City-t, Mario Balotelli, nuk u grumbullua nga trajneri i përfaqësues italiane për dy ndeshjet e ardhshme të axurrëve, ndaj Sllovenisë dhe Ukrainës.
Duke folur për shtypin italian, Prandelli zbuloi bisedën e tij me futbollistin me ngjyrë dhe planet për të ardhmen e Marios.
“Fola në telefon me Balotelli-n dhe ai e ka kuptuar se kartoni i kuq i marrë ndaj Dinamos së Kievit ishte një budadallëk. Më tha që ka nevojë për ndihmë, pasi sa herë që luan mirë, e prish me ndonjë gjest të tillë”, deklaroi Prandelli.
”Kodi etik që kemi vendosur vlen për një ndeshje të vetme dhe ata (Balotelli dhe De Rossi) mund të ishin grumbulluar nëse pas ndeshjes me Slloveninë do të kishim patur një tjetër kualifikuese dhe jo miqësoren me Ukrainën”.
Trajneri i Italisë foli edhe për arsyet që e shtyjnë të mos mbështetet tek përvoja e disa veteranëve. “Është e qartë që Totti dhe Del Piero janë lojtarë që mund t’i japin ende kombëtares, por po përpiqemi të ndërtojmë një Itali të së ardhmes, të mbushur me lojtarë të rinj. I njëjti argumentim vlen edhe për Di Natale apo Di Vaio”.
Top Channel