
Një muaj larg skadimit të afatit të punës së komisionit hetimor për ngjarjen e 21 janarit, 6 anëtarët e këtij komisioni parlamentar nuk kanë dhënë ende një emër konkret bazuar në fakte lidhur me identifikimin e “puçistëve”.
Ngjarja e bujshme që mori shkas nga ngjarja e 21 janarit, e cila u shoqërua me katër vrasje ende nuk ka dalë në një rezultat konkret.
Mësohet se Kuvendit do t’i paraqitet një raport përfundimtar, detajet e të cilit edhe sot e kësaj dite nuk janë bërë publike.
Në dyshim ka ngelur edhe raportimi i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri në këtë komision.
Pas një hetimi paraprak, mazhoranca ka sfumuar edhe akuzat në drejtim të dy “kryepuçistëve”, që në rastin konkret referuar akuzave pas 21 janarit i drejtoheshin Presidentit të Republikës dhe Kryeprokurores.
Presioni i ndërkombëtarëve ka bërë që mazhoranca të “harrojë” apo të lërë në heshtje veprimtarinë e komisionit hetimor parlamentar për 21 janarin.
Top Channel