
Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për shtyp e konsideron denoncimin që bëri Partia Socialiste në prokurori ndaj Lulzim Bashës, si një vijim të politikës së vjetër të krijimit dhe ushqimit të konfliktit dhe përdorimit të viktimave njerëzore për marketing dhe fushatë.
“Vazhdimi i kursit të vjetër të konflikitit dhe përplasjes është në fakt e vetmja alternativë që Edi Rama ofron në prag të zgjedhjeve lokale të 8 majit”, thuhet më tej në deklaratë.
“Kjo frymë e vjetër e urrejtjes, nuk sjell asgjë të re në ato qeë kërkojnë shqiptarët, nuk shton hapësirat publike, nuk shton parqet, nuk shton vendet e reja të punës, nuk shton oksigjen në këtë ambient të ndotur, nuk shton gjelbërim mbi beton, dhe nuk përmirëson asgjë në cilësine e jetës së shqiptarëve”, vazhdon deklarata e PD.
“Për fat të keq, me vazhdimin e kësaj politike, Edi Rama nuk e fsheh dot ankthin që ka përpara zgjedhjeve lokale, në mungesë të plotë të bilanceve dhe alternativave që ai u ka premtuar qytetarëve”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike.
Top Channel