Pacolli fillon vizitën në Tiranë
21/03/2011 11:50
Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka filluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai është pritur me anë të një ceremonie në Pallatin e Brigadave nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Gjatë vizitës së tij, Pacolli do të zhvillojë takime të veçanta me personalitete të larta të shtetit dhe të politikës shqiptare.
Gjithashtu në kuadër të kësaj vizite, presidentit të Kosovës do t’i jepet titulli “Honoris Causa” nga një nga universitetet në kryeqytet dhe më pas, do të zhvillojë një takim në Forumin e Biznesit Shqipëri-Kosovë.
Presidenti i Kosovës do të përmbyllë vizitën e tij të parë si kryetar shteti në Shqipëri me një vizitë në qytetet e Krujës dhe të Lezhës.
Top Channel