Mbyllet për një javë “Komuna e Parisit”

21/03/2011 16:40

Pas dëmtimeve të shumta në shtresën e asfaltit, bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës në lagjen Komuna e Parisit.

Për këtë arsye, trafiku në këtë rrugë do të bllokohet për rreth një javë.

“Sot bashkia nisi punimet për asfaltimin e rrugës tek Komuna e Parisit. Ajo ka qenë shumë e dëmtuar. Bashkia dhe firma kanë marrë masat për ta përfunduar në fund të kësaj jave, kur dhe rruga do të hapet. Gjatë punimeve qarkullimi do transferohet në rrugët “Prokop Mima” dhe “Skënder Luarasi”, ka sqaruar Albana Kociu, drejtore e shërbimeve në bashkinë e Tiranës.

Në rrugët “Prokop Mima” dhe “Skënder Caci”, nga ku devijohet qarkullimi i automjeteve, nuk do të lejohen parkimet e automjetve me qëllim për të mos bllokuar lëvizjen.

Bashkia e Tiranës kërkon respektimin e sinjalistikës nga drejtuesit e automjteve, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve në realizimin e këtij projekti.

Top Channel