Libi, rebelët kalojnë në sulm

21/03/2011 18:00

Të mbështetur nga bombardimet e aleatëve që penguan pushtimin e Bengazit, rebelët libianë janë organizuar në një ofensivë që ka nisur që prej drekës, me synimin e rimarrjes së qytetit të Ajdabijës.

Lajmi u bë i ditur nga “Associated Press”. Shpërthime dhe shtëllunga të bardha tymi janë parë pranë Ajdabijës, ku po zhvillohen luftime.

Këtë herë, janë forcat e kolonelit Gaddafi-t ato që po mbrohen në zonën urbane, ndërsa rebelët duket se kanë fituar një supremaci ushtarake, falë ndihmës ushtarake amerikane, britanike dhe franceze.

Ndërkohë, mësohet se rebelët kanë shtënë në dorë edhe qytezën e Zuvajtinah, ku ndodhet një rafineri e rëndësishme nafte, vetëm 16 kilometera larg nga Ajdabija.

Top Channel