Kili pret vizitën e presidentit Obama

21/03/2011 15:40

Presidenti Amerikan, Barack Obama, do të mbërrijë më vonë në kryeqytetin kilen të Santiagos, në një vizitë që është pjesë e turit të tij në Amerikën e Jugut.

Obama pritet të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve më të ngushta midis SHBA-së dhe vendeve latine, ndërsa do të përgëzojë transformin e Kilit nga një regjim ushtarak, në një demokraci me rritje të qëndrueshme ekonomike.

Në fjalën e tij, Obama duhet të përqendrohet gjerësisht edhe tek çështja libiane, të cilën e ndoqi më parë që nga Brazili.

Në takimin me presidenten e re braziliane, Dilma Roussef, Presidenti Amerikan e cilësoi vendin e saj si një prej partnerëve më të rëndësishëm të SHBA-së në kuadrin ekonomik dhe politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA