Francë, sukses i ekstremit të djathtë

21/03/2011 16:05

Partia e ekstremit të djathtë fracez, Fronti Kombëtar (FN), ka fituar dukshëm terren në zgjedhjet lokale të mbajtura një ditë më parë, ndërsa UMP e presidentit Nicolas Sarkozy ka pësuar një rënie të ndjeshme.

Nga rezultatet paraprake duket se socialistët janë të parët pas raundit të parë me 25%, por FN e Marine Le Pen ka regjistruar një rritje të ndjeshme me 15%, vetëm 2% pas partisë në pushtet, UMP.

Ky është një testim i qartë i opinionit publik përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Sipas televizionit francez TF1, pjesëmarrja në votime ishte më e ulta e parë ndonjëherë, me vetëm 55.6% të elektoratit me të drejtë vote që ushtroi këtë të drejtë.

FN është kualifikuar për në raundin e dytë, ku votohet për vetëm njërën prej dy partive, në të paktën 400 komuna dhe në shumicën e tyre do të jetë përballë socialistëve,

Në zgjedhjet komunale, votohet vetëm për njësitë e vogla rurale apo qytezat. Zgjedhjet vendore për qytetet e mëdha zhvillohen në një kohë tjetër.

Top Channel