
Drejtuesi kryesor i skuadrës së McLaren Mercedes në Formulën 1, Martin Whitmarsh, deklaroi se do të prezantohen ndryshime thelbësore në makinën “MP4-26” në garën e Australisë.
”Shigjetat e argjendta” janë detyruar të kryejnë modifikime serioze në mjetin e tyre, pasi provat treguan se Hamilton e Button kishin makina dukshmërisht më të ngadalta se Ferrari e Red Bull, rivalët e tjerë për titull.
”Nuk jam i kënaqur as nga besueshmëria e treguar dhe as nga rendimenti i makinës gjatë provave të deritanishme. Për këtë arsye, në Australi do të paraqitemi me disa ndryshime thelbësore.
Është e vërtetë që ekziston një rrezik dhe pak kohë për të provuar këto ndryshime, por nga ana tjetër është e qartë që makina do të jetë më konkurruese në këtë mënyrë”.
Top Channel