
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga fillimi i kampionatit botëror të Formula 1, Lewis Hamilton tregon se objektivi i tij është të bëhet “një nga pilotët më të suksesshëm të brezit” të cilit i përket.
“Nuk dua që të garoj për dhjetë vite dhe të fitoj vetëm një ose dy tituj kampion. Dua të jem një nga pilotët më të mirë të brezit tim dhe për të arritur këtë duhet të fitoj disa kampionate. Në këtë mënyrë i tregon njerëzve që je më i miri”, u shpreh piloti i McLaren Mercedes për ‘The Observer’.
Britaniku theksoi se është i kënaqur me punën e skuderisë së tij, edhe pse në testet që janë zhvilluar para fillimit të sezonit të ri McLaren ka qenë më e ngadaltë se Red Bull dhe Ferrari, rivalët e saj kryesorë.
“Historia që ka McLaren është e pabesueshme. Mënyra se si i trajton pilotët është fantastike. Është një skuderi ku mund të punohet shumë mirë dhe unë jam i kënaqur që jam pjesë e saj”, shtoi Hamilton.
Top Channel