
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria do të bëhet një supërfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon.
Ai ka theksuar se vendi ynë mund të ecë i sigurtë si një Green Albania, pasi burimet e tij janë të panumurta dhe ka ftuar bankat e mëdha që të financojnë në këtë sektor.
“Shqipëria është një vend me burime të mëdha të energjisë së rinovueshme. Ky vend derdh në det 6 herë më shumë ujëra se sa ka sipërfaqen e tij. Është vendi më malor në rajon, por i bekuar se malet e tij janë të pasura me ujë. Shqipëria mund të ecë e sigurtë si një Green Albania, burimet e saj janë të panumurta”, tha Berisha.
“Qeveria është e gatshme të vendosë kuadrin ligjor më stimulus për ndërtimin e tyre, por ftoj edhe bankat e mëdha që të konsiderojnë financimin e këtyre projekteve në sektorin privat, por dhe të potencialeve eksportues të Shqipërisë. Shqipëria do të bëhet një superfuqi e vogël në rajon. Potenciali i Shqipërisë është shumë i madh në fushën e erës. Shqipëria është një nga vendet më me diell në rajon dhe Evropë dhe ka një potencial të madh të energjisë diellore”, theksoi Berisha.
Top Channel