Burg pa afat për Admir Tafilin
21/03/2011 10:20
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për Admir Tafilin pas arratisjes së tij nga burgu i Shën Kollit dhe vrasjes së dy vëllezërve Pjetrushi.
Rreth 100 policë ishin prezent në sallën e gjyqit për sigurinë e Tafilit.
Admir Tafili u arratis në datën 2 tetor të vitit 2010 nga shtëpia e tij, ku kishte marrë një leje disa ditore nga burgu për të takuar familjen.
Që pas asaj kohe, Tafili u rishfaq mëngjesin e së premtes kur edhe kreu ekzekutimin për gjakmarrje të dy vëllezërve Nik dhe Gjovalin Pjetrushi në Grudë të Shkodrës.
Top Channel