Bulqizë, “minatorët” në rrugë

21/03/2011 16:20

Fëmijët e Bulqizës vërshojnë drejt pirgjeve me gurë sa herë kamionët që punojnë për ndërtimin e Rrugës së Arbërit shkarkojnë inerte në rrugë.

Fëmijët, sapo lënë mësimin, vrapojnë me kova dhe velga për të gërmuar mbi shtratin e rrugës së re. Ata kërkojnë krom duke rrezikuar edhe jetën nga mjetet e rënda që punojnë.

Firmat e kanë mjaft të vështirë të largojnë banorët nga rruga për të vijuar punimet pa asnjë rrezik. Varfëria i bën këta fëmijë të mos marrin parasysh rrezikun.

“Po, mbledh krom, mbledh 300 kile. Jam 11 vjec”, thotë një prej fëmijëve. “Mbledh 100 kile. Lekët i coj në shtëpi. Në shkollë nuk shkoj”, shprehet një tjetër.

Policia ka ndërhyrë disa herë për të ndalur vërshimin e njerëzve që duan të mbledhin krom. Ata janë kryesisht fëmijë dhe të moshuar, të cilët e kanë të pamundur të mbledhin krom në zonat e stogjeve të minierave dhe zgjedhin inertet e rrugës për të gjetur kromin, të cilin më pas e shesin aty pranë.

Top Channel