BE, Gjermania: Më shumë përpjekje

21/03/2011 18:35

I dërguari i Bundestagut gjerman, Roderich Kiesewetter ishte sot në Tiranë ku bisedoi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetaren e komisionit parlamentar për integrimin, Ermelinda Meksi.

Gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit, Keiswetter deklaroi se Gjermania mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për integirmin.

“Por për këtë do të ishin të nevojshme përpjekjet e të gjitha palëve, qofshin këto politike, pra të majta ose të djathta, por para së gjithash të qytetarëve, të rinjve dhe të rejave të këtij vendi”, deklaroi Kiesewetter.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, deputeti gjerman kërkoi dialog mes opozitës dhe qeverisë dhe dënoi bllokimin e Kuvendit nga opozita.

Zyra e shtypit e Kuvendit njofton më tej se deputeti gjerman u është drejtuar forcave të moderuara në Partinë Socialite për të bërë të mundur gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit me qeverinë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta