Aleatët: Nuk duam të vrasim Gaddafi-n

21/03/2011 15:05

Forcat aleate që po sulmojnë trupat e Gaddafi-t në Libi deklaruan se eliminimi i kolonelit nuk është një prej objektivave, edhe pse orë më parë u shkatërrua bunkeri i tij.

Një zëdhënës francez bëri të ditur se ndonëse inteligjenca e di vendndodhjen e saktë të Gaddafi-t, nuk do të ndërmerret asnjë operacion që synon zhdukjen e tij fizike.

Deklaratat e zëdhënësit francez ranë ndesh me Sekretarin Britanik të Mbrojtjes, Liam Fox, i cili të dielën theksoi se vëndosja në shënjestër e kolonelit është një “mundësi potenciale”.

Vrasja e një lideri të huaj pengohet nga karta e OKB-së. Sipas zëdhënësit francez, Gaddafi do të përgjigjet për krimet e tij ndaj një gjykate kur konflikti të zgjidhet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta