
Palermo ndalon Milanin dhe rihap kampionatin italian falë fitores 1-0 në këtë javë të Serisë A.
Një gol i Gojan që në minutat e para të takimit, i lënë për pozicion jashtë loje nga mbrojtësit e Milanit, trondit pozitat e kuqezinjve në këtë javë. Me gjithë përpjekjet e skuadrës së Alegrit për të ndryshuar diçka në rezultatin e këtij takimi e patën të pamundur për të mposhtur portierin Sirigu.
Në këtë mënyrë largohen nga Palermo kuqezinjtë me humbjen e pestë sezonale dhe me Paton e dëmtuar, ndërkohë që Interi ka shansin për tu afruar akoma më shumë me takimin e sotëm.
Një tjetër fitore ka siguruar Lacio në ndeshjen e parë të javës së 30-të të Serisë A ku ka mundur 1-0 Fiorentinën.
Skuadra e Rejës është mjaftuar me një gol Zarates në minutën e dytë të takimit për të marrë tre pikë të rëndësishme që e ngjisin në vendin e katërt momentalisht.
Top Channel