Merkel, evitohet për pak aksidenti tragjik
20/03/2011 13:40
Momente frike për Angela Merkel.
Helikopteri i policisë në të cilin udhëtonte kancelarja gjermane të mërkurën e kaluar ka humbur lartësinë për rreth 1 mijë metra për shkak të bllokimit të dy motorëve.
Sipas ‘Bild am Sontag’, pilotët kanë rimarrë kontrollin e tij vetëm disa qindra metra nga toka.
Inciedenti ka ndodhur në Augusta, pranë Bavarisë, ndërkohë që Merkel po kthehej nga dy takime elektorale në Baden-Wuerttembreg.
Top Channel