
Gjykata e Tiranës i ka komunikuar Admir Tafilit masën e arrestit me burg, të marrë disa muaj më parë për akuzën e arratisjes nga vendi i dënimit.
Tafili është shoqëruar drejt Gjykatës nën masa të rrepta sigurie i shoqëruar nga një numër i madh i punonjësve të grupeve të gatshme të policisë.
Admir Tafili u arratis në datën 2 tetor të vitit 2010 nga shtëpia e tij, ku kishte marrë një leje disa ditore nga burgu i Shënkollit për të takuar familjen.
Që pas asaj kohe, Tafili u rishfaq mëngjesin e së premtes kur edhe kreu ekzekutimin për gjakmarrje të dy vëllezërve Pjetrushi në Grudë të Shkodrës.
Tafili do të dërgohet drejt Shkodrës për një tjetër masë sigurie, atë të vrasjes së ndodhur para dy ditësh.
Top Channel