Zejmen, mbillen 3 mijë pemë

19/03/2011 19:25

Në komunën Zejmen të Lezhës janë mbjellë 3 mijë fidanë të rinj. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu është ndalur gjerësisht tek rëndësia e pyjeve dhe hapësirave publike.

Ai ka theksuar se në këtë fushatë elektorale, mjedisi duhet të jetë një nga temat kryesore të debatit mes kandidatëve që synojnë drejtimin e bashkive dhe komunave.

“Pyllëzimi është një nga elementët kryesorë i jetës sonë. Gjithashtu, është shfrytëzimi me kriter i burimeve natyrore, në vecanti i lumejve, si dhe problemi i mbetjeve. Të jetë objektiv i kandidatëve që debatin për zgjedhjet lokale ta kthejnë në debat për cështjet mjedisore”, ka deklaruar Mediu.

Erozioni është një ndër fenomenet më shqetësuese në  Lezhë. Prefekti i këtij qarku ka kërkuar më shumë ndërhyrje për ndalimin e erozionit të tokës në zona si Kune dhe Vain.

Top Channel