Vrasja e Gjingjic, Koshtunica nën hetim
19/03/2011 21:25
Politikani serb Vojisllav Koshtunica ka përfunduar nën shënjestrën e hetimeve lidhur me vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjic.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cilave Koshtunica dyshohet se ka qenë pjesë e hartimit të skenarit për vrasjen e kryeministrit me prirje perëndimore.
Në atë kohë, Koshtunica ka qenë president i Serbisë, ndërkohë që më vonë u bë kryeministër i vendit, kur në krye të shtetit erdhi Boris Tadic.
Për vrasjen e Gjingjic janë dënuar anëtarët e klanit famëkeq të Zemunit, të udhëhequr nga lideri Milorad Ulemek Legija.
Por prokurori që hetoi cështjen ka folur prej kohësh për një dorë politike pas atentatit që i mori jetën Gjingjic.
Top Channel