Spille, shkatërrohen ndërtimet pa leje

19/03/2011 00:15

Me afrimin e sezonit turistik, Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar ka zbritur në bregdetin e Spilles në Kavajë për të prishur ndërtimet pa leje në zonë.

Inspektorët kanë evidentuar 7 godina në ndërtim të cilat ndodhen në afërsi të brezit të pishave, por edhe bregut të detit.

Të gjitha objektet nuk kanë qenë të pajisura me dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor.

“Inspektoriati ndërtimor Kombëtar, në zbatim të projektit të qeverisë për ruajtjen e zonave turistike, ka evidentuar 7 objekte shumëkatëshe pa leje dhe po bën ekzekutimin e tyre sipas detyrimit ligjor që ka”, deklaron kryeinspektori i Inspektoriatit, Erion Softa.

Gjatë punës për prishjen e tyre nuk ka patur reagime nga pronarët, të cilët mësohet gjithashtu se nuk e kanë ankimuar në gjykatë njoftimin paraprak për prishjen e objekteve disa katëshe të destinuara kryesisht për hoteleri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta