Prandelli me dorë të hekur, jashtë Balotelli

19/03/2011 13:00

Mario Balotelli do t’i bashkohet Daniele de Rossi-t përpara televizorit, në ndeshjen kualifikuese të Italisë për Euro 2012 me Slloveninë dhe në miqësoren e Ukrainës, në datat 25 dhe 29 mars.

Sulmuesi i City-t do të vuajë kështu pamaturinë e treguar në një ndeshje të Europa League, ku ai u ndëshkua me kartonin e kuq në fillimin e takimit, pas një ndërhyrje brutale ndaj rivalit të Dinamo Kievit, Popov.

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka vendosur marrjen e sanksioneve të forta ndaj futbollistëve që bëjnë shkelje disiplinore.

De Rossi gjithashtu do të mungojë, pasi edhe ai u ndëshkua me karton të kuq me skuadrën e tij pas një gjesti antisportiv në Champions League.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta