Nafta virxhin, PS: Fajin e ka Saliu

19/03/2011 12:40

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha për kontrabandën e naftës virxhin që ka ndodhur në vendin tonë, duke theksuar se gazrat e lëshuar nga djegia e karburantit janë të dëmshme për jetën e njerëzve.

Deputeti Besnik Baraj ka deklaruar se përveç efekteve financiare, më i dëmshëm është rreziku për jetën që shkaktohet nga gazrat kancerogjen.

“Futja në treg e 50 mijë tonë naftë virxhin në vit bën që të shkatërrohen automjetet nga karburanti, sepse djegia e tij nuk bëhet e plotë. Përveç kësaj lirohen gazra që janë mjaft të dëmshme për jetën. Pasojat më të rënda nuk janë ato financiare, por ato tek shëndeti i njerëzve”, tha Baraj.

“Është faji i Saliut që shqiptarët detyrohen të përdorin këtë lloj nafte të dëmshme për jetën. Është Saliu me oborrin e tij që vrasin jo vetëm më armë, jo vetëm me Gërdecin, por edhe me ajrin e ndotur”, theksoi Baraj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta