Messi: Faleminderit Inter, nuk më intereson
19/03/2011 12:25
Ëndrra e Massimo Moratti-t për të parë fenomenin Lionel Messi me fanellën zikaltër nuk do të realizohet kurrë, pasi argjentinasi është i vendosur që të përfundojë karrierën në radhët e Barcelonës.
”Objektivi im është që të luaj të gjithë jetën tek Barcelona. Mbase mund të luaj në vitet e fundit të karrierës në Argjentinë, por nuk kam ndërmend të vesh një fanellë tjetër në Europë”, deklaroi Messi, duke iu përgjigjur spekulimeve për kalimin në “San Siro”.
”Falenderoj Moratti-n, sepse ai flet shumë mirë për mua dhe jam i kënaqur që një njeri kaq i rëndësishëm ka këtë konsideratë, por nuk do të largohem kurrë nga Barcelona”.
Top Channel