
Bregdeti i Divjakës rrezikon të mbulohet nga mbeturinat të cilat shkakrkohen në det nga lumi Shkumbin.
Drejtoresha e Ndërmarrjes së shërbimeve në bashkinë e Divjakës, pak muaj para se të nisë sezoni turistik, ka kërkuar që të merren masa për pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin, i cili është kthyer në vendgrumbullim mbetjesh.
“Problemi ynë qëndron tek volumi i mbeturinave që hidhen në Shkumbin dhe përcillen në bregdet. Kur vjen vera këtu ka shumë pushues dhe puna jonë shumëfishohet. Shumë mbeturina hidhen në Shkumbin nga të gjitha fshatrat dhe komunat dhe përshkojnë këtë vijë”, ka deklaruar Violeta Gjeci.
Punëtorët e ndërmarrjes së bashkisë së Divjakës kanë saktësuar se e kanë të pamundur të mbajnë të pastër sipërfaqen e plazhit, pasi deti sjell në breg cdo ditë mbeturina që shkakrohen nga lumi Shkumbin.
Përgjatë shtratit të këtij lumi shkarkojnë mbeturinat dhjetra komuna e bashki, duke ndotur jo vetëm lumin por edhe deltën e tij dhe zonat turistike përreth.
Top Channel