LSI: Sulmi ndaj KQZ, alibi e PS

19/03/2011 21:15

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes sekretarit të përgjithshëm të saj Luan Rama, ka deklaruar se sulmet e opozitës ndaj KQZ janë vetëm një alibi.

“Sulmet e Partisë Socialiste ndaj KQZ-së përgatisin justifikimin për humbjen në zgjedhjet lokale”, ka deklaruar Rama në një konferencë për shtyp.

Rama ka bërë të ditur se, LSI po konsultohet me Partinë Demokratike për të zgjedhur kandidatët më të mirë për garën.

Më tej, sekretari i përgjithshëm i partisë së koalicionit qeverisës ka përshëndetur asistencën e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 8 majit.

Top Channel