Edhe ditën e sotme në Kroaci janë zhvilluar protesta masive për largimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministrja Jadranka Kosor.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kroate, sipas të cilave tubimi i zhvilluar në Zagreb ka qenë më i madhi i zhvilluar deri më sot.

Ndërkohë, saktësojnë burimet, protesta janë zhvilluar edhe në qytetet Cakovec, Virovitica dhe Djakovo, ndonëse jo me një pjesëmarrje masive.

Protestat për largimin e qeverisë, e cila akuzohet nga qytetarët për korrupsion, kanë filluar që muajin e kaluar.

Kryeministrja Kosor ka pranuar kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por ka deklaruar se data e tyre do të përcaktohet vetëm pasi të jenë mbyllur bisedimet për anëtarësimin në BE.

Top Channel