Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në një takim ministrin e Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, i cili po viziton zyrtarisht Prishtinën.

Ideja për një minischengen u përsërit nga presidenti Pacolli, me qëllim lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve.

Ndërsa Haxhinasto, nga ana e tij theksoi nevojën e bashkëpunimit më të madh mes dy vendeve.

Ai i premtoi presidentit Pacolli se Shqipëria do angazhohet që Kosova të mos mbetet jashtë nismave rajonale dhe do vazhdojë lobimin për njohjen e saj.

Pas këtij takimi, ministri Haxhinasto ka vizituar edhe familjen e luftëtarit Adem Jashari dhe atë të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Top Channel