Kolumbi, portieri “akrep” hyn në politikë

19/03/2011 19:05

Ish-portieri rebel i Kolumbisë, Rene “El Loco” Higuita, ka njoftuar planin e tij për të hyrë në botën e politikës.

Si lojtar ai ndoshta njihet më mirë për shpikjen e së ashtuquajturës “pritja e akrepit”, të cilën e përdori në një ndeshje kundër Anglisë në vitin 1995, në Uemblli.

Higuita thotë se ka ndërmend të kandidojë për kryetar bashkie në një komunë pranë qytetit Medelin.

Në vitin 1990 Higuita ishte një nga futbollistët më të spikatur dhe mori pjesë në kampionatin botëror të të njëjtit vit.

Por ai nuk u fut në kombëtaren kolumbiane 4 vjet më vonë, pasi u fut në burg për shkak se ndërmjetësoi në një rast pengmarrjeje.

Top Channel