Gadafi: Rezoluta e OKB-së, kolonializim
19/03/2011 04:20
Për liderin libian, Muamar Gadafi, rezoluta e Kombeve të Bashkuara që e kërcënon atë dhe regjimin e tij me ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare në rast se nuk ndal ofensivën kundër rebelëve opozitarë dhe popullit civil, është një formë kolonializimi.
“Nuk ka justifikim për rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Padyshim që është një mjet për të kolonializuar vendin tonë”, deklaroi Gadafi në një intervistë për televizionin panarab, Al Jazeera.
Ndërkohë, zv/ministri i Jashtëm, Khaled Kaaim, akuzoi rebelët se po shkelin armëpushimin e vendosur ditën e preme, pak orë pas miratimit të rezolutës së OKB-së.
Top Channel