Dhunë përpara ndeshjes Tomorri-Kamza
19/03/2011 14:30
Policia është detyruar të ndërhyjë në qytetin e Beratit për të shpërndarë tifozët nga stadiumi i futbollit, si pasojë e dhunës së shpërthyer përpara takimit Tomorri-Kamza.
Burimet policore lokale informojnë se tifozët vendas kanë goditur autobuzin e skuadrës mike, në hyrje të stadiumit, duke e dëmtuar atë.
Ndeshja është e vlefshme për Kategorinë e Parë. Të dyja skuadrat janë në garë për të siguar ngjitjen në Superligë sezonin e ardhshëm.
Top Channel