Derbi madrilen, më “mizor” se kurrë

19/03/2011 12:10

Reali dhe Atletico do të përballen sot në orën 22:00 në derbin e Madridit, i cili duhet t’i japë fund ëndrrës së njërës prej dy ekipeve të kryeqytetit.

Çdo rezultat i ndryshëm nga fitorja do të përbënte për Realin një goditje të rëndë për ambicjet për titullin kampion, ndërsa për skuadrën e dytë të qytetit do të përfundonin shpresat e sigurimit të një kualifikimi në Champions League.

Në qendër të vëmendjes është vendosur gjendja shëndetësore e Cristiano Ronaldos, i cili nuk dihet nëse do të nisë që nga minuta e parë.

Portugezi sakrifikoi për të luajtur ndaj Lionit, por dëmtimi i tij muskulor u përkeqësua dhe Mourinho mund të vendosë që mesfushori t’a nisë nga stoli.

Nga ana e tij, trajneri i Atletico-s, Quique Flores, do të ketë në dispozicion grupin e plotë të futbollistëve të tij. Sergio Aguerro do të luajë përkrah Forlan e Tiagos, të rikththyer së fundmi në versionet e tyre më të mira.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta