Vrasjet në Elbasan, arrestohet djali tjetër i familjes

18/03/2011 16:45

Policia ka arritur të arrestojë personin e dytë të përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Forcat e rendit kanë vënë në pranga në Pogradec shtetasin Dritan Leka, 34 vjeç, djali tjetër i familjes.

Ai dyshohet të jetë bashkëpunëtorë në vrasjen e dyfishtë ku humbën jetën shtetaset Leonora Lekaj, 40 vjeçe, dhe nëna e tij Donika Lekaj, 62 vjeçe.

Autori i këtij krimi, Leonard Lenkaj, 27 vjeç, është vetëdorëzuar në polici menjëherë pas ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta