Prandelli përjashton De Rossi-n nga kombëtarja
18/03/2011 19:40
Pas vendimit të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s për të ndëshkuar me tre javë De Rossi-n, për bërrylin e qëllimshëm ndaj futbollistit Srna të Shakhtarit, vjen një tjetër goditje për mesfushorin italian nga trajneri i kombëtares, Cesare Prandelli.
Sipas burimeve të “La Gazzetta dello Sport”, ndonëse pezullimi është i vlefshëm vetëm për ndeshjet e Champions League, Prandelli do t’i bashkohet këtij qëndrimi, për të dhënë një mesazh të qartë ndaj veprimeve anti-sportive të lojtarëve.
Nëse lajmi do të konfirmohet, romanisti do të humbë dy ndeshjet kualifikuese të Europianit 2012, ndaj Sllovenisë me Ukrainën.
Top Channel