
Chicago Bulls vazhdon të mrekullojë në NBA, ndërsa ruajti në Nju Xhersi serinë e fitoreve që i ka renditur për herë të parë që prej tërheqjes së Micheal Jordan në vendin e parë në Konferencën e Lindjes.
Bullsat, të cilët zotërojnë mbrojtjen e dytë më të fortë të kampionatit, kufizuan vendasit në vetëm 73 pikë, ndërsa fituan me 11 pikë diferencë. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për Chicagon, në një sezon ku ata kanë arritur 49 fitore dhe 18 humbje.
Përsëri i shkëlqyer në këtë sezon, Derrick Rose ishte udhëheqësi kryesor i të tijëve drejt fitores, falë edhe 21 pikëve të shënuara. Në këtë sukses ndihmoi edhe turku Omer Asik, i cili dominoi luftën në ajër me 16 topa të zotëruar në tabelë dhe 11 pikë të shënuara.
Në “Madison Square Garden”, vendasit njujorkezë i dhanë një leksion të mirë Memphis, të mposhtur me rezultatin 120-99. Në ndeshjen tjetër të luajtur mbrëmë në Portland, Blazers shkatërruan 110-70 Cleveland Cavaliers.
Top Channel