Nadal, në gjysmëfinalet e Los Anxhelosit

18/03/2011 20:50

Numri një në botë në tenisin mashkullor, Rafael Nadal, mposhti në tre sete kroatin Ivo Karlovic dhe u kualifikua për në gjysmëfinalet e Masterit të Los Anxhelosit.

I njohur si njeriu me shërbimin më të fortë në botë, gjiganti Karlovic, 208 centimetra i gjatë, arriti të merrte 23 herë gjatë ndeshjes pikë direkt nga shërbimi. Ai fitoi setin e parë, por humbi të gjithë ndeshjen me rezultatin 7-5, 1-6, 6-7.

Rafa do të diskutojë titullin një vend në finale me argjentinasin Del Potro, i cili u kualifikua pa luajtur, pas dëmtimit të Robredos gjatë nxehmjes.

Roger Federer dhe Novak Djokovic do të zhillojnë ndeshjet e tyre nesër.

Top Channel