
Autoritetet libiane deklaruan një armëpushim të menjëhershëm, pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së përkrahu të gjithë masat e nevojshme, me përjashtim të pushtimit, për të mbrojtur civilët në vend.
Ministri i Jashtëm i Libisë, Mussa Kussa, deklaroi se qëllimi i vetëm i këtij armëpushimi është mbrojtja e qytetarëve.
Superfuqitë perëndimore diskutonin prej kohësh mbi mundësinë e një rezolute shtrënguese ndaj Gaddafi-t. Ajo u miratua këtë mëngjes, ndërsa trupat ushtarake avancuan në “fortesën” rebele të Bengazit.
Autoritetët e rebelëve në Bengazi e pritën me entuziasëm rezolutën e OKB-së, por një zëdhënës i qeverisë e konsideroi atë si një agression ndaj vendit.
Forcat ushtarake britanike, franceze dhe amerikanë janë dislokuar në Detin Mesdhe, të gatshme të imponojnë me forcë zonën e ndalim-fluturimit, nëse do të jetë nevoja.
Top Channel