Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve

18/03/2011 12:30

Është hedhur sot paradite shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve në Nion të Zvicrës.

Chelsea do të ndeshet me Manchester United në një derbi anglez.

Inter do të ketë përballë gjermanët e Schalke 04 dhe në rast kualifikimi do të ndeshen me fituesin e çiftit anglez.

Përsa i përket gjigandëve spanjollë, Barcelona do të ndeshet ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk ndërsa Real Madrid do të ketë përballë anglezët e Tottenham Hotspurs, duke bërë të mundur përballjen mes tyre në gjysmëfinale në rast kualifikimi.

Këto janë çiftet e ¼ të Ligës së Kampioneve:

Real Madrid-Tottenham
Chelsea-Manchester Utd
Barcelona-Shakhtar Donetsk
Inter-Schalke 04

Ndeshjet e para do të luhen më 5 dhe 6 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 12 dhe 13 prill.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta