Gaddafi: Shkaktojmë ferrin nëse sulmohemi

18/03/2011 14:45

Muammar Gaddafi ka lëshuar një paralajmërim kundër cdo sulmi që mund t’i bëhet Libisë, duke kërcënuar se do t’ua kthej jetën në ferr atyre që do të guxojnë të bëjnë një gjë të tillë.

“Nëse bota është e cmendur, atëherë do të bëhemi të cmendur edhe ne. Do të përgjigjemi”, ka deklaruar koloneli në një intervistë për një televizion portugez.

Intervista u dha vetëm pak orë para se Këshilli i Sigurimit të OKB-së të miratonte rezolutën që autorizon përdorimin e forcës në Libi.

“Cfarë është ky racizëm, kjo urrejtje? Cfarë është kjo cmenduri”, është shprehur koloneli.

Ndërkohë, katër persona kanë mbetur të vrarë dhe 70 të tjerë të plagosur gjatë bombardimeve të sotme në qytetin Misurata nga ana e trupave pro-qeveritare.

Lajmin e bëjnë të ditur burime spitalore, të cilat citohen nga televizioni satelitor arab, Al Arabiya. Misurata, 200 kilometra në lindje të Tripolit, mbetet gjithësesi ende në duart e rebelëve.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar për mediat e huaja se luftimet i kanë bërë ballë dje dhe sot forcave besnike të Gaddafi-t.

Ndërsa qytetet Nalut dhe Zenten, në jug-perëndim të Tripolit, kanë kaluar nën kontrollin e kryengritësve pasi më parë kontrolloheshin nga “besnikët”.

Ndërkohë, i biri i kolonelit, Saif al Islam e ka vlerësuar si të padrejtë vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krijimin e një zone ndalim-fluturimi.

Top Channel