Borsh, konflikt për tokat

18/03/2011 12:30

Konfliktet në lidhje me pronësinë e tokave në bregdet vijojnë akoma të forta. Në bregdetin e Borshit konfliktet janë edhe më të mëdha për shkak edhe të ndërtimeve që po kryhen në zonë.

Banorët e Borshit kanë ngritur shqetësimin e disa ndërtimeve që po bëhen në zonën të cilën ata thonë se kanë pronësinë mbi tokën.

“Jemi ankuar në komunë para dy muajsh për një person që po ndërton në rrugën tonë dhe komuna na tha se, askush nuk po ndërton atje”, tregon Kastriot Hajdini, banor i Borshit.

“Ligji këtu në Borsh shkelet me të dyja këmbët. Ky investim mund të shkojë dëm pasi nuk ka bazë ligjore”, shprehet banori tjetër Rustem Prenika.

Kryetari i komunës së Lukovës, Vladimir Kumi, komunë e cila brenda territorit të saj është edhe Borshi, i kontaktuar në telefon pranon shqetësimin dhe e cilëson atë si shumë evident. Ai iu ka kthyer përgjigjie banorëve se pas zgjedhjeve do ndërhyhet mbi ndërtimet pa leje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta