Bashkimi i Italisë, Topi uron Napolitanon

18/03/2011 15:40

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka uruar homologun e tij italian, Giorgio Napolitano me rastin e 150-vjetorit të bashkimit të Italisë.

Kreu i shtetit ka vlerësuar mbështetjen që Italia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit euroatlantik.

“Me rastin e Festës së 150-vjetorit të bashkimit të Republikës së Italisë, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, edhe në emër të popullit shqiptar, që t’ju përcjell juve dhe popullit mik italian, urimet e mia më të ngrohta e miqësore për këtë ditë të shënuar!”, është shprehur Topi.

“Gjithashtu, vlerësoj lart mbështetjen që Italia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit euroatlantik, si dhe në përfshirjen sa më të shpejtë të vendit tonë në familjen e përbashkët evropiane”, ka theksuar Topi.

Top Channel