B.Fildishtë, bombardimi, krim kundër njerëzimit

18/03/2011 15:10

Bombardimi me artileri i një tregu në kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, Abixhan, u konsiderua sot prej OKB-së si një krim kundër njerëzimit.

Deklarata e fortë u bë gjatë mbledhjes që miratoi një rezolutë shtrënguese ndaj Libisë. Të paktën 25 veta u vranë dy ditë më parë, pasi forcat pro-qeveritare goditën me topa një lagje të njohur për mbështetjen e saj ndaj opozitës.

Pavarësisht provave të forta, Laurent Gbagbo nuk e ka pranuar përgjegjësinë për këtë sulm. Ai ka uzurpuar postin e presidentit të vendit afrikan, duke nxjerrë në rrugë ushtrinë për të mbrojtur pozitat, pavatësisht se humbi në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2010.

Në një deklaratë të misionit të OKB-së në Bregun e Fildishtë, thuhet se rreth 100 persona janë vranë në ditët e fundit nga predha të mortajave të paktën 81 milimetra.

”Një akt i tillë nuk mund të jetë i rastësishëm. Bombardimi me mortaja i civilëve përbën një krim të rëndë kundër njerëzimit”, shkruhej në deklaratë.

Top Channel